Spalletti flet për lënien e Zhegrovës jashtë listës së UEFA-s

03 shtator 2026 | 14:04

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur për vendimin e klubit për të lënë jashtë listës së UEFA-s disa futbollistë, përfshirë edhe Edon Zhegrova.

Juventusi ka publikuar të mërkurën mbrëma listën e lojtarëve që do të paraqiten në fazën e ligës së Ligës së Evropës. Në mesin e futbollistëve të lënë jashtë është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Spalletti ka thënë se kufizimet e vendosura nga UEFA e kanë detyruar klubin të marrë vendimin për të lënë jashtë pesë lojtarë.

“Marrëveshja me UEFA-n nuk na lejon të kemi një skuadër shumë të gjerë. Kemi disa kufizime që na detyruan të lëmë jashtë listës së UEFA-s pesë lojtarë. Ishte një vendim që më ka lënë pa gjumë net të tëra”, ka deklaruar Spalletti.

Lënia jashtë listës së UEFA-s është një tjetër sinjal se Zhegrova nuk bën pjesë në planet kryesore të Juventusit për sezonin e ardhshëm, ndërsa e ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.

Juventusi është i gatshëm ta shesë Zhegrovën, për të cilin interesim ka shfaqur edhe klubi saudit Al-Ittihad.

Klubi italian raportohet se kërkon rreth 15 milionë euro për shërbimet e Zhegrovës, i cili ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk do…