Remi i thotë ‘JO’ votës për Bekim Sejdiun
03 shtator 2026
| 14:01
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin për president, Bekim Sejdiun, ndonëse është shprehur pro një koalicioni mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur nga gazetarët nëse mbështetja e tij për një koalicion mes PDK-së dhe LV-së nënkupton edhe votë për Sejdiun, Mustafa ka qenë i prerë në përgjigjen e tij.
Gazetarët e kanë pyetur: “Mbështetja juaj për një koalicion me Vetëvendosjen a nënkupton edhe votë për kandidatin për president?”.
“Jo”, ka deklaruar Mustafa.



