Zemaj: LDK-ja nuk është pronë e askujt

03 shtator 2026 | 11:58

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se identiteti i LDK-së nuk mund të ndryshohet nga interesa të momentit.

Në një postim në “Facebook”, Zemaj ka theksuar se anëtarët e LDK-së dhe rugovistët mbeten të lidhur me rrënjët dhe vlerat e partisë.

Sipas tij, këto vlera nuk janë krijuar nga lobimet, financimet apo pazaret politike, por janë ndërtuar ndër vite përmes përkushtimit dhe sakrificës për Kosovën.

“LDK-istët e rugovistët mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë, në rrënjët e tyre. Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka deklaruar se askush nuk mund ta ndryshojë identitetin e LDK-së përmes presionit, kalkulimeve apo interesave të çastit.

“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave”, ka  shkruar Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Sot e përgjithmonë, LDK!

Kam pritur, kam përcjellë, kam pritur përsëri. Por një gjë nuk ka ndryshuar: LDK-istët e rugovistët mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë, në rrënjët e tyre.

Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit. Ato nuk janë krijuar nga lobime, financime apo pazare, as nga brenda e as nga jashtë vendit.

Janë rrënjë autoktone, të mbjella në vitin 1989, të ushqyera nga një shekull mbamendje, sakrifice dhe përkushtimi për Kosovën dhe shqiptarinë.

Prandaj, kushdo që mendon se mund ta ndryshojë identitetin tonë me presion, kalkulime apo interesa të çastit, duhet ta dijë një gjë:

LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave.

Ne vazhdojmë përpara, me krenari, me nder dhe me ndërgjegje të pastër.

Pa u lëkundur. Pa u përkulur. Pa asnjë shibe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Ismaili Ahmeti SHTATË VJET NË POLITIKË SHTATË VJET NË…