Zhegrova mbetet jashtë listës së UEFA-s, nuk është në planet e Juventusit

03 shtator 2026 | 11:28

Edon Zhegrova nuk është përfshirë në listën e Juventusit për fazën e ligës së Europa League për sezonin 2026/27.

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të dorëzuar në UEFA, ku mungon emri i sulmuesit anësor kosovar. Në listë nuk janë përfshirë gjithashtu Khephren Thuram, Arkadiusz Milik, Daniele Rugani dhe Jeff Ekhator.

Mungesa e Zhegrovës vjen në një moment të papritur për futbollistin kosovar, i cili iu bashkua Juventusit nga Lille në verën e vitit 2025.

Sipas raportimeve, Zhegrova ka pasur probleme me gjendjen fizike që nga transferimi në Torino, ndërsa e ardhmja e tij te klubi italian mbetet e paqartë.

Në listën e Juventusit për Europa League janë përfshirë, ndër të tjerë, Francisco Conceicao, Randal Kolo Muani, Jeremie Boga, Kerim Alajbegovic, Nick Woltemade dhe Nico Gonzalez në repartin ofensiv.

Juventusi do ta nisë aventurën në Europa League më 17 shtator, kundër NEC Nijmegen.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të rikthehet në planet e trajnerit Luciano Spalletti apo nëse ditët e ardhshme do të sjellin një ndryshim në të ardhmen e tij në Torino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesc Fabregas ka marrë një nga vlerësimet më prestigjioze në…