FIFA akuzon UEFA-n për shpifje
FIFA ka akuzuar UEFA-n për “shpifje” ndaj organizatës dhe presidentit të saj, Gianni Infantino, lidhur me planin e tërhequr për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë.
Përplasja mes dy institucioneve më të fuqishme të futbollit botëror është përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, pasi UEFA ka ndërmarrë hapa ligjorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Javën e kaluar, UEFA paraqiti dokumente ligjore në SHBA, përmes të cilave kërkoi zbulimin e provave dhe dokumenteve nga FIFA, në kuadër të një padie të mundshme penale në Zvicër.
UEFA e ka akuzuar Infantinon për “keqpërdorim” dhe për vendosjen e një “çmimi mashtrues jashtë tregut” me qëllim përfitime personale, akuza të cilat FIFA i ka kundërshtuar fuqishëm.
Si kundërpërgjigje, FIFA ka dorëzuar dokumente në SHBA, duke hedhur poshtë pretendimet e UEFA-s dhe duke mbrojtur si institucionin, ashtu edhe presidentin e saj.
Në dokumentet e saj, FIFA pretendon se argumenti i UEFA-s “vuan nga një defekt thelbësor”, ndërsa ka ngritur edhe pretendime për “mangësi ligjore” në qasjen e konfederatës evropiane.



