Prishtina pret Vushtrrinë, sot nis xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës

04 shtator 2026 | 11:24

Sot (e premte), nis xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës, me vetëm një ndeshje në program.

Në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtina do ta presë Vushtrrinë në një përballje që nis nga ora 16:00.

Prishtinasit, të udhëhequr nga trajneri Orges Shehi, vijnë në këtë ndeshje me moral të lartë, pas dy fitoreve radhazi ndaj Ballkanit dhe Llapit. Ndeshja e javës së dytë ndaj Dritës është shtyrë.

Në anën tjetër, Vushtrria, e drejtuar nga Besnik Kollari, kërkon pikët e para të sezonit. Skuadra vushtrriase ka zhvilluar tri ndeshje deri më tani dhe i ka humbur të gjitha.

Përballja në Hajvali pritet të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Prishtinën që synon të vazhdojë serinë pozitive dhe Vushtrrinë që kërkon të reagojë pas startit të vështirë të sezonit.

Xhiroja e katërt do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën, kur do të zhvillohen nga dy ndeshje në secilën ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heroi i kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës 2026,…