Gjini: Kosova tashmë është jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

04 shtator 2026 | 17:02

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar caktimin e seancës së Kuvendit për 9 shtator si shkelje të rëndë kushtetuese.

Gjini ka deklaruar se Kosova prej kohësh po përballet me një krizë institucionale, ndërsa ka akuzuar pushtetin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës.

“Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues. Kjo është anarki. Thënë më së buti, është anarki”, është shprehur Gjini.

Ai ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke pretenduar se veprimet e tij po e pamundësojnë një zgjidhje normale dhe kushtetuese të krizës.

Sipas Gjinit, partitë opozitare nuk duhet të bëhen pjesë e, siç e quajti ai, “shkeljes brutale kushtetuese”, ndërsa paralajmëroi pasoja afatgjata nga precedentët institucionalë të krijuar gjatë kësaj periudhe.

Në fund, Gjini pretendoi se qeveria në detyrë po synon ta caktojë vetë datën e zgjedhjeve, duke përmendur 22 nëntorin ose 27 dhjetorin si dy datat që, sipas tij, po shqyrtohen nga pushteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dyert e Gjykatës Kushtetuese pritet të trokasin sërish partitë…