Haradinaj nga Hardh Fest: Rahoveci vazhdon ta ruajë traditën dhe të promovojë vreshtarinë e verën

04 shtator 2026 | 12:59

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e Hardh Fest 2026 në Rahovec, duke vlerësuar traditën, punën e vreshtarëve dhe rëndësinë e kësaj komune për zhvillimin e vreshtarisë dhe promovimin e verës së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Karnavali i Vreshtarëve, prerja ceremoniale e kalaveshit dhe garat në vjeljen e rrushit shënojnë fillimin e një feste që çdo vit mbledh fermerë, artdashës dhe vizitorë nga vendi e më gjerë.

Ai ka vlerësuar punën e fermerëve, mbështetjen e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, dhe të Komunës së Rahovecit, si dhe angazhimin e Rrustem Gecajt dhe organizatorëve të festivalit për ruajtjen dhe promovimin e traditës së vreshtarisë.

Në këtë kuadër, Haradinaj ka theksuar edhe nevojën për zbatimin e planit të Aleancës për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, ndër masat që duhet të ndërmerren janë ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lirimi i tokës së punuar nga tatimi në pronë dhe pagesa e subvencioneve për bujqit pa vonesa.

“Rahoveci vazhdon ta ruajë traditën dhe të promovojë vreshtarinë e verën”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës…