Pas rreth tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

04 shtator 2026 | 08:15

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi, ku ka bërë me dije se Maxhuni tashmë është i lirë dhe po kthehet te familja e tij:

“Dukagjin Maxhuni është liruar!

Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte.

Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë.

Sot është i lirë!

Po kthehet te familja e vet.

Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre.

Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të.

Ky është misioni im!:Dukagjin Maxhuni është liruar!

Ky është misioni im!”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarët kosovarë që jetojnë në Slloveni, kanë paralajmëruar organizimin e…