Gjini: Qeveria i solli kompanitë e qumështit para kolapsit, importi nga Serbia u rrit me të paktën 40 për qind

23 tetor 2026 | 10:49

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për trajtimin e sektorit të qumështit, duke pretenduar se kompanitë vendore janë sjellë para kolapsit për shkak të vështirësive në shitjen e produkteve të tyre.

Gjini ka thënë se, pavarësisht se prodhuesit vendorë vazhdojnë të prodhojnë qumësht, produktet e tyre nuk po shiten, gjë që po rrezikon gjendjen financiare të kompanive.

“Shikoni se si kjo qeveri i mbyt bizneset. Na ka bërë përrallë me qumësht, u gjet ajo, u gjet kjo. Ministri është ngatërruar, i shkonin djersët dhe nuk e merrte guximin të tregonte drejt asgjë, veçse ngatërronte”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka theksuar se, ndërkohë që prodhuesit vendorë po përballen me vështirësi, importi i qumështit në Kosovë është dyfishuar brenda katër muajve.

“Importi i qumështit në Kosovë është dyfishuar për katër muaj. Kosova po importon sot dyfish më shumë qumësht në krahasim me atë që ka importuar para pesë ose gjashtë muajve”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit, të paktën 40 për qind e qumështit të importuar në Kosovë vjen nga Serbia.

“E ai qumësht që është duke u importu, më së paku 40 për qind po vjen prej Serbisë”, ka deklaruar Gjini.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Eneda” SH.P.K shpall të humbur numrin Unik Identifikues: 810240599 të…