23 vjet nga rënia e policit Hajdar Ahmetit, Haradinaj nderon veprën e luftëtarit të lirisë

06 shtator 2026 | 20:39

Ramush Haradinaj ka përkujtuar Hajdar Ahmetin, në 23-vjetorin e vdekjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj.

Haradinaj tha se Ahmeti kishte shërbyer fillimisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më vonë edhe në Policinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme veprës dhe kujtimit të Hajdar Ahmetit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, Haradinaj njoftoi se ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës së Shtabit Lokal të UÇK-së në fshatin Berjah.

Në këtë ceremoni, sipas tij, ishin të pranishëm edhe ish-bashkëluftëtarë dhe banorë të zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Kanin, profesor në Johns Hopkins, thotë se Kosova ka…