Bllokimi detar kundër Iranit, avioni i padukshëm amerikan patrullon mbi ujërat rajonale
06 shtator 2026
| 15:07
Një avion luftarak i padukshëm “F-35A” i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShB) ka patrulluar mbi ujërat rajonale në Lindjen e Mesme.
Fotografia e këtij avioni luftarak është publikuar në rrjetet sociale nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM).
Patrullimi i tij vjen në kohën kur forcat e CENTCOM-it vazhdojnë të zbatojnë bllokadën detare ndaj Iranit.
“Që nga 6 shtatori, forcat amerikane kanë ridrejtuar 92 anije tregtare, kanë çaktivizuar tri dhe kanë hipur në dy prej tyre për të siguruar pajtueshmëri të rreptë”, ka njoftuar CENTCOM-i.



