Haxhiu: Policia e Kosovës ka fituar besimin e qytetarëve

06 shtator 2026 | 19:58

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çlirimi i vendit shënoi fillimin e ndërtimit të një policie të fortë, që do të mbronte qytetarët dhe do të garantonte sundimin e ligjit.

Këto deklarata Haxhiu i bëri në ceremoninë për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës.

“Historia e Policisë së Kosovës është e pandashme nga historia e vendit”, tha Haxhiu.

Sipas saj, nga 176 kadetët e gjeneratës së parë, Policia e Kosovës tashmë ka mbi 9 mijë zyrtarë policorë.

Ajo tha se mbi 80% e qytetarëve kanë besim në Policinë e Kosovës, duke e renditur atë, së bashku me FSK-në, ndër institucionet më të besueshme në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë…