Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje

06 shtator 2026 | 08:24

Më 9 shtator, kryesuesi Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për këto dhe shumë tema të tjera të aktualitetit politik në vend, dje ka folur ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Sipas Kryeziut, parlamenti duhet të konstituohet në mënyrë që më pas të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje.

“Të konstituojnë parlamentin, të konstituohen kryetari, nënkryetarët dhe pastaj sipas mendimit tim, dhe pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai foli edhe për mundësinë që ish-opozita, konkretisht PDK-ja t’i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese, për shkeljen e afateve kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të fondeve…