Lizarazu: Nuk habitem nëse Ruiz fiton Topin e Artë
06 shtator 2026
| 13:26
Ish-mbrojtësi i Francës dhe i Bayernit të Mynihut, Bixente Lizarazu, ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me garën për Topin e Artë.
Sipas tij, sezoni i jashtëzakonshëm i Fabian Ruiz mund ta vendosë mes tre futbollistëve më të mirë në garë. Spanjolli ka fituar si Kupën e Botës, ashtu edhe Champions League, një ecuri që sipas Lizarazus, e bën atë një kandidat serioz për çmimin prestigjioz.
“Me këtë dopietë, Kupën e Botës dhe Champions League, e vendos Fabian Ruiz në top 3 për Topin e Artë. Nuk do të habitesha nëse shpallet fitues i Topit të Artë”, është shprehur Lizarazu.



