Zgjedhjet në Suedi: Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku synojnë edhe nga një mandat të ri katërvjeçar në Parlametin e Suedisë

06 shtator 2026 | 11:25

Shkruan: Astrit Gashi 

Ndërsa votimi i parakohshëm në Suedi ka nisur që nga 26 gushti dhe pritet që rreth 30% e sovranit suedez të shfrytëzojë këtë të drejtë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, vëmendja e komunitetit shqiptar është përqendruar në rajonin e Hallandit.

Në këtë rajon, Partia Socialdemokrate (Socialdemokraterna) po shkon drejt konfirmimit dhe per nje mandat të dy deputeteve aktual me prejardhje shqiptare në Parlametin Suedez/ Riksdag

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku do të fitojne vende të sigurta në zgjedhjet e 13 shtatorit. Hallandi ka tashmë një traditë të konsoliduar të përfaqësimit shqiptar në nivelin më të lartë ligjvënës. Për tre mandate me radhë, ky rajon u përfaqësua nga Adnan Dibrani, i cili sot mban postin e deputetit në Parlamentin Evropian.

Trashëgimia politike e Dibranit ka krijuar një terren të fortë besimi për Socialdemokratët në zonë, duke i hapur rrugën ngritjes së Birinxhikut dhe Gashit. Aida Birinxhiku, e cila në zgjedhjet e kaluara u bë deputetja më e re në historinë e Parlamentit Suedez, ka dëshmuar një profil të lartë politik në fushën e legjislacionit dhe zhvillimit ekonomik. Nga ana tjetër, Arbër Gashi, i cili mori mandatin parlamentar pas kalimit të Dibranit në Bruksel, ka spikatur për angazhimin e tij në komisionet parlamentare dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Edhe pse në garën elektorale nëpër parti të ndryshme suedeze ka edhe kandidatë të tjerë shqiptarë, pritshmëritë reale për të siguruar ulëse në Parlament mbeten të përqendruara te dyshja e Hallandit.

Megjithëse pozicionet e Gashit dhe Birinxhikut në listat e Socialdemokrateve konsiderohen të sigurta për hyrje në Parlament, udhëheqësit e komunitetit në Halland u bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në votime.Një mbështetje e fuqishme me vota preferenciale jo vetëm që do të rikonfirmonte fuqinë elektorale të komunitetit shqiptar, por do t’u jepte dy politikanëve të rinj një peshë të jashtëzakonshme politike brenda partisë.

Ky kapital politik do t’u hapte rrugën atyre për të synuar edhe poste drejtuese ose ministrore në kabinetin e ardhshëm qeveritar, nëse Socialdemokratët nën udhëheqjen e Magdalena Andersson marrin drejtimin e vendit që pritet të ndodhme me 13 shtator. Socialdemokratet nuk kane humbur asnje pale zgjedhje ne Suedi që nga viti 1921!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në Lipjan,…