Deputetja e LDK-së: Po ta kishte seriozisht për Sejdiun, Kurti do ta thërriste seancën brenda afatit që e kishte caktuar vetë
07 shtator 2026
| 15:41
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për situatën politike në vend.
Ajo ka thënë se Albin Kurti nuk e ka seriozisht zgjedhjen e Bekim Sejdiut si president.
Sipas saj, po ta kishte seriozisht, së paku do ta caktonte një seancë brenda afatit.
“Fakti që ka caktuar një afat të ri përtej afatit që ai ka determinuar, tregon sa i pavendosur ka qenë ai për kandidimin e Bekim Sejdiut, sepse po ta kishte seriozisht kandidaturën, së paku do ta thërriste një seancë për afatin që ai e ka caktuar vetë. Kjo flet për mungesën e seriozitetit dhe mungesën e qëllimit real për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, ka thënë ajo.




