Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse zgjidhen në krye të partisë

22 tetor 2026 | 16:35

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat pritet të mbahen në vitin 2027, si dhe për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë Lumir Abdixhikun në krye të partisë.

Hoti ka thënë se Përparim Rama, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe dy-tre emra të tjerë do t’i bënin nder LDK-së nëse do të zgjidheshin në krye të saj.

Ai ka bërë të ditur se do të angazhohet që procesi zgjedhor të jetë i hapur dhe transparent.

Ndërkaq, për lidershipin aktual të LDK-së, Hoti ka thënë se duhet ta kuptojë që nuk mund të vazhdohet me mendësinë e deritanishme.

“Na duhet një kryetar që na bashkon”, ka thënë Hoti për “Nacionale”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e…