‘Free nga regjimi Kurti-Dejona’, Ramadani: Deputetët e VV-së nuk kanë liri të fjalës

07 shtator 2026 | 11:03

Aleanca ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke e quatjur “Regjim parti, regjim shtet”, raporton Ekonomia Online.

Ata para hyrjes së Kuvendit kanë vendosur fotografi me deputetët e Vetëvendosjes në të cilat shkruan “Free nga regjimi Kurti-Dejona”.

Para mediave, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”.

“Mëngjesin e sotëm kemi ekspozuar atë që po ndodh. Këtë aktivitet sot e kemi quajtur “Regjim parti, regjim shtet”. Dhe pyetja themelore është: a keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet ose deputete të Vetëvendosjes që e flet mendimin e tyre? Përgjigja është jo, sepse partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike, dhe ky nuk është problem veç i kufizuar veç në Vetëvendosje. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të egër të vendoset në të gjitha institucionet e Kosovës, përkatësisht ky model me grusht të hekurt po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, deputetët e Vetëvendosjes janë të bllokuar brenda, siç ka thënë ai, atij grushti të hekurt të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

“Sot, bashkë me të rinjtë e Aleancës, ne kemi vendosur ta bëjmë këtë aktivitet për të vendosur në pah faktin se deputetet e deputetët Vetëvendosjes janë të bllokuar brenda atij grushti të hekurt të grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe e vetmja gjë që mund të flasin në jetën e tyre është vetëm atë që u shkruhet tek “nëna parti” ose kanë urdhër që të mos flasin, e nuk flasin pastaj. Ju them me përgjegjësi se jo rrallë dhe në adresa të caktuara deputetët e deputetët Vetëvendosjes kanë filluar të ankohen për bllokimin brenda grupit parlamentar dhe këtij grushti të hekurt që ndodh aty, respektivisht nuk pajtohen me atë që ndodh, por e thonë se nuk e kanë lirinë e shprehjes dhe nuk e kanë lirinë që të flasin për tema personale, përkatësisht mendime personale në lidhje me situatën e bllokimit të shtetit”, ka shtuar ai.

Ramdani, më tutje ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë liri.

“Pra, nuk kanë liri. Ne besojmë se secili deputet duhet të jetë i lirë që të ushtrojë mandatin e vet që ia ka dhënë populli i Kosovës dhe atë të flasë, të mendojë, të shprehet e të veprojë, e që në rastin konkret po shohim një situatë që është regjim partiak që synon të kthehet në regjim shtet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përmbyllur me sukses edicioni i sivjetmë i Festës së…