“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Kaçanik

07 shtator 2026 | 08:29

Edhe në Kaçanik, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Nga Kaçaniku u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi Spanjën, duke…