Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën
08 shtator 2026
| 12:36
Ballkani ka bërë përforcimin e radhës në afatin kalimtar, duke afruar mbrojtësin 22-vjeçar, Lendrit Shalën.
Shala është formuar në futbollin zviceran dhe është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21.
“FC Ballkani ka përforcuar repartin e mbrojtjes me Lendrit Shalën. Shala, 22 vjeç, është një mbrojtës i formuar në futbollin zviceran dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21. Me karakteristikat e tij fizike dhe eksperiencën e fituar në karrierën e deritanishme, ai vjen për të sjellë më shumë siguri dhe konkurrencë në mbrojtjen e skuadrës”, ka njoftuar Ballkani.



