Hamza: Presim vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së
09 shtator 2026
| 10:42
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se 16 shtatori është një datë tepër e rëndësishme për partinë e tij, pasi atë ditë pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Hamza tha se në PDK presin që vendimi të jetë lirues, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë për liri dhe pavarësi.
“Për ne, si PDK, është tepër e rëndësishme data 16 shtator. Presim vendim lirues për UÇK-në. Lufta e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri e pavarësi. Mbi bazën e saj, që u zhvillua, është parë qartë se nuk ka asnjë arsye që vendimi të jetë ndryshe, përveçse vendim lirues”, deklaroi Hamza para fillimit të seancës konstituive.



