Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e “53-milionëshit”

09 shtator 2026 | 10:34

Ish-ministri i Infastrukturës Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim.

Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Dënimi do të ekzekutohet kur vendimi të bëhet i formës së prerë”, deklaroi gjyqtarja Violeta Namani.

Për Lekajn, u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muajsh.

Ai akuzohet për keqpërdorimin e 53 milionë eurove.

Rasti ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku është në vazhdimin e seancës…