Më 25 tetor zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiqi sot nënshkruan dekretin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se sot do të nënshkruajë një dekret për shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në një intervistë për lajmet e Radio Televizionit të Serbisë mbrëmë, ai tha se e ka marrë propozimin e qeverisë për shpërndarjen e parlamentit.
“E para është dekreti për shpërndarjen e parlamentit serb, e dyta është vendimi për caktimin e zgjedhjeve. Të dyja vendimet do t’i shpall në orën 12:00. Zgjedhjet do të mbahen më 25 tetor”, tha Vuçiq.
Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje t’i drejtohen popullit dhe të kuptojnë nevojat dhe shqetësimet e tyre.
Vuçiq u bëri thirrje studentëve që të mos i bllokojnë sërish universitetet, duke paralajmëruar se veprime të tilla do të jenë të dëmshme për ta vetë, qytetarët, mësuesit dhe studentët e tjerë.
“U dëshiroj të gjithëve një garë të suksesshme”, tha presidenti serb, duke shprehur besimin se kriza në vend do të përfundojë pas zgjedhjeve. Ai tha se do t’u urojë fitoren kundërshtarëve të tij nëse ata fitojnë dhe se do të pranojë çdo rezultat demokratik. Vuçiq komoqi gjithashtu kritikat dhe reagimet e drejtuara ndaj Serbisë në lidhje me varrimin e Ratko Mlladiçit, kriminel lufte i dënuar dhe përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Ai tha se nuk është i habitur nga ashpërsia e sulmeve dhe mungesa e tonit diplomatik. (INA)



