Miftaraj: Afati gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së presidentit nuk rinis me ndërrimin e personit
09 shtator 2026
| 13:57
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e detyrës së presidentit dhe jo me personin që e mban këtë post.
Sipas tij, për këtë arsye, ndërrimi i personit që ushtron detyrën e presidentit apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk mund të shkaktojë fillimin e një afati të ri gjashtëmujor.
“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë”, ka deklaruar Miftaraj.



