Hamza: Lista Serbe dhe LV-ja po i bëjnë dëm Kosovës
09 shtator 2026
| 13:44
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe se po i shkaktojnë dëm shtetit të Kosovës.
Kështu ka deklaruar ai para mediave, pas vendimit për shtyrjen e seancës konstituive.
“Unë jam i bindur që të gjitha këto veprime që janë duke i bërë, janë duke i bërë në dëm të vendit, kurrgjë tjetër, qoftë Lista Serbe, qoftë ndonjë parti tjetër, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë duke i bërë dëm vendit”, është shprehur Hamza pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.



