Ndërprerja e seancës, Zemaj: Lojë e dyfishtë e LV-së me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq
09 shtator 2026
| 13:37
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ndërprerja e seancës së Kuvendit është një lojë e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Slavko Simiqin, të cilin deputeti Zemaj e ka quajtur edhe “bashkëpunëtor” të partisë së Albin Kurtit.
“Kjo gjendje e krijuar është moment i njohur nga e kaluara. Kjo lojë e dyfishtë që ata e bëjnë me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq”, ka deklaruar Zemaj.



