Haxhiu ndërpret seancën konstituive, vazhdon të premten

09 shtator 2026 | 13:25

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të premten në orën 11:00.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kjo erdhi pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se këtë po e bën “në emër të popullit serb”.

Përveç Haxhiut, e cila është zgjedhur kryetare e Kuvendit, asnjëri nga nënkryetarët e propozuar nga partitë nuk është zgjedhur në këtë pozitë.

Ndryshe, Vetëvendosja ka propozuar Ardian Golën për nënkryetar të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Vlorë Çitakun.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.

Ndërsa deputetët nga komunitetet joshumicë kanë propozuar Slavko Simiqin dhe Emilija Rexhepin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do ta votojë Slavko…