Ambasada e ShBA-së: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të stabilizimit
09 shtator 2026
| 13:18
Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), gjeneralmajor Jasper Jeffers, ka zhvilluar takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku kanë diskutuar për kontributet e ardhshme të Shqipërisë në kuadër të kësaj force.
Ambasada e ShBA-së në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se gjatë takimeve është diskutuar për kontributet e ardhshme të Shqipërisë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).
“Shqipëria do të jetë një pjesë thelbësore e misionit”, ka theksuar Ambasada e ShBA-së.



