Vazhdimi i seancës, Hamza: Rendi kushtetues është përmbysur, ne votojmë për nënkryetaren tonë

09 shtator 2026 | 13:12

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pak para vazhdimit të seancës konstituive, ka thënë se si parti do të votojnë për propozimin e tyre për nënkryetare të Kuvendit.

Sa i përket formës së votimit, në pako apo ndaras, ai ka thënë se nuk e di se si do të bëhet.

“Është përmbysur rendi kushtetues. Ne e votojmë nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun. Vendi duhet të ketë institucione. Mbi të gjitha për PDK-në, jam i bindur, data 16 shtator është jetike. Dhe ne vendimet tona si PDK i bëjmë në favor të datës 16. Ne presim vendim lirues dhe s’ka asnjë arsye tjetër. Lufta e UÇK-së ishte për liri dhe e imponuar dhe të gjitha faktet kanë treguar që ka qenë proces i panevojshëm.

Ne votojmë për nënkryetaren e PDK-së. Përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka partia fituese. Nuk kam informacione se si do të votohet. Propozimi do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka vazhduar mbështetjen financiare për…