Rrustemi i LV-së ‘godet’ LDK-në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun

09 shtator 2026 | 12:53

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Rrustemi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka abstenuar për Haxhiun, duke kërkuar nga kjo parti që të abstenojë edhe për emrin e Bekim Sejdiut për president, ose të votojë kundër.

Rrustemi ka shtuar se në këtë mënyrë shmangen zgjedhjet.

“LDK-ja abstenoi për Albulena Haxhiun. Le të abstenojnë edhe për propozimin e tyre për president, Bekim Sejdiun, apo edhe le të votojnë kundër. Dhe kështu t’i shmangim zgjedhjet”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e…