Propozimi i Simiqit ‘në emër të popullit serb’, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
09 shtator 2026
| 12:38
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se mënyra e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është e papranueshme.
Gërvalla ka theksuar se në Kosovë nuk ka popull serb, por komunitet serb, duke iu referuar mënyrës së propozimit nga Lista Serbe.
Igor Simiqi ka deklaruar se e propozon Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit “në emër të popullit serb”.



