Ndërprerja e seancës, Gruda: LV-ja nuk do ta konstituojë Kuvendin, PDK-ja do të votonte në çfarëdo forme për nënkryetarët

09 shtator 2026 | 13:41

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, pas ndërprerjes së seancës konstituive ka thënë se Vetëvendosja nuk ka pasur qëllim ta konstituojë Kuvendin.

Ai ka deklaruar se PDK-ja do të votonte “në çfarëdo forme” për nënkryetarët e Kuvendit, me qëllim të konstituimit të legjislaturës.

“PDK-ja voton në çfarëdo forme për nënkryetarët. PDK-ja do të votonte nëse LV-ja siguron që konstituohet Kuvendi. PDK-ja voton çdo formë dhe çdo procedurë. Sepse është momenti historik – 16 shtatori. Ne nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtator. Edhe ajo që u tha për mënyrën e deklarimit të Srpska-s. E në 2021 s’paska qenë problem. Por, LV-ja s’ka për qëllim konstituimin. Qëllimi është të mos e konstituojnë Kuvendin dhe krijojnë pengesa e pengesa të vazhdueshme”, ka thënë Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ndërprerja e…