Musliu-Shoshi: Kosova nuk është e Albinit, por e qytetarëve të saj

09 shtator 2026 | 14:31

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Albin Kurtin dhe VV-në se janë kundër funksionimit të shtetit të Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është e liderit të LV-së, Albin Kurti, por e qytetarëve të saj.

Musliu-Shoshi ka shkruar në “Facebook” se Kosova është më e madhe se çdo pushtet dhe çdo individ.

“Moj Kosovë, mos thuaj mbarova! Kundër funksionimit të shtetin tonë. Kundër të ardhmes sonë. Në shkelje të Kushtetutës. Albin Kurti mund ta sfidojë ligjin, institucionet e demokracinë, por Kosova është më e madhe se çdo pushtet dhe çdo individ. Kosova nuk është e Albinit. Kosova është e qytetarëve të saj, në mbrojtje të saj”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të…