Sadiku: Tentuan me e fajësu LDK-në, në fund dolën bllokues vet
09 shtator 2026
| 20:07
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pasi gjatë ditës ka dështuar të përfundojë konstituimi i Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Sadiku tha VV-ja tentoi të fanjsonte LDK-në tash e dy muaj dhe në fund dolën bllokues vet.
“Kjo është vetëvendosja, manipulosja, amaterosja, bllokosja…të ligë janë”, ka thënë Sadiku.
Postimi i plotë:
Dmth, tentun me e fajësu LDK-në qe dy muj. Tentun me e keqpërdorë qasjen tonë normale, konstruktive dhe bashkëpunuese.
E në fund, dolën bllokues vet.
Kjo është vetëvendosja, manipulosja, amaterosja, bllokosja…
Të ligë janë.



