VV u ankua sot për Listën Serbe, por edhe Albin Kurti nga Kuvendi i referohej komunitetit serb si “popull serb”
Lëvizja Vetëvendosje e ndërpreu të mërkurën seancën që e kishte thirrur vetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e shtyrë atë për të premten.
Krejt kjo u bë me arsyetimin e disa deklaratave të Igor Simiqit nga Lista Serbe. Ai u shpreh duke përdorur fjalët se “në emër të popullit serb” nuk ka vota për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Megjithatë, shprehjen “populli serb” e kishte përdorur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, në qershor të vitit 2023, Kurti ishte shprehur:
“Persona tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it, se është mirë që edhe vendorët dhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra se nuk i ka sulmuar populli serbë, i ka sulmuar milicia fashiste…”, kishte thënë ai në një fjalim në Kuvendin e Kosovës.




