Simiqi, Haxhiut: E kuptoj lojën që po e bëni, propozimin e kemi dërguar të shkruar, ju e keni pranuar

09 shtator 2026 | 14:09

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, në fjalën që ia dha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të tërhequr deklarimin e bërë gjatë propozimit të bashkëpartiakut të tij, Sllavko Simiq, për nënkryetar të Kuvendit, i ka thënë asaj se e “kupton lojën” që po e bën.

Haxhiu i ka kërkuar atij që ta propozojë kandidatin e tyre për nënkryetar “sipas Kushtetutës”.

“Unë e kuptoj lojën që jeni duke e bërë. Ne paraqesim në emër të komunitetit serb në mënyrë të shkruar dhe ju e keni pranuar më 06.08 kërkesën tonë që e kemi bërë”, ka thënë Simiqi.

Por, në këtë moment, Haxhiu ia ka ndërprerë fjalën.

“Jo fjalë të tjera, jo interpretime të tjera. Bëjeni propozimin”, ka thënë Haxhiu.

“Unë jam pjesëtar i popullit serb dhe atë çfarë kemi bërë më 06.08…”, ka thënë Simiq, para se Haxhiu t’ia ndërpriste sërish fjalën.

Pas kësaj, seanca është shtyrë për të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë,…