Sot zbresin në fushë Barcelona, Liverpooli, PSG-ja dhe Arsenali

09 shtator 2026 | 08:53

Sot, e mërkurë, zhvillohen gjashtë ndeshje të xhiros së parë në fazën e ligës të Ligës së Kampioneve, me disa prej klubeve më të njohura të futbollit evropian që nisin rrugëtimin e tyre.

Pas takimeve të luajtura të martën, gara vijon me një program të ngjeshur, ndërsa skuadrat e mëdha synojnë një fillim pozitiv në sezonin e ri.

Dy përballjet e para nisin në orën 18:45. Barcelona e pret Feyenoordin në Camp Nou, kurse Stuttgarti takohet me Vikingun në “MHPArena”.

Katër sfidat e tjera janë planifikuar për në orën 21:00 dhe pritet të tërheqin vëmendjen kryesore të mbrëmjes.

Në Anfield, Liverpooli do të jetë nikoqir i Atletico Madridit në një duel që paralajmëron spektakël. Ndërkohë, stadiumi ‘Diego Armando Maradona’ në Itali do të presë supersfidën ndërmjet Napolit dhe Arsenalit.

Kampioni në fuqi, Paris Saiint-Germain, e fillon aventurën e re evropiane në Paris përballë Slovan Bratislavës. Programi i sotëm mbyllet me takimin mes Sporting Lisbonës dhe Galatasarayt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristian “Cuti” Romero është zgjedhur nga trajneri Lionel Scaloni për…