Tre punonjës të lënduar dhe një godinë e shembur, shpërthim në Tiranë

09 shtator 2026 | 08:05

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi në ambientet e karburantit, ku furnizohen automjetet me gaz. Për pasojë, një godinë 1 katëshe është shembur, ndërsa tre punonjës të karburantit kanë mbetur të plagosur.

Në momentin e shpërthimit, në karburant ndodhej një automjet që po furnizohej me gaz. Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë apo të dëmtuar nga shpërthimi.

Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Shpërthimi ka shkaktuar panik në zonën e Bërrylit, ndërsa dëmet në godinën e karburantit janë të dukshme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë,…