Mbrojtësja e Thaçit kërkon aktgjykim lirues: Vendimi të bazohet në prova, jo në spekulime

10 shtator 2026 | 15:18

Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, mbrojtësja e Hashim Thaçit, avokatja Sophie Menegon, ka kërkuar që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues.

Sipas Menegon, vendimi i Gjykatës nuk duhet të mbështetet në spekulimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), por në prova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Prokuroria iu kërkon juve që të dërgoni në burg zotin Thaçi për 6 vjet për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit, të cilat nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime, edhe që të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, ka thënë Menegon.

Ajo ka deklaruar se dëshmitarët të cilët i përmend Prokuroria, kur janë thirrur për të dëshmuar, kanë pohuar se nuk janë ndikuar nga askush.

“Dëshmitarët e përmendur në aktakuzë, siç janë Mustafa (Remi), Bislim Zyrapi apo dëshmitari 4, kur janë marrë në pyetje nga ZPS-ja, kanë pohuar se nuk ka ndërhyrë askush tek ata”, ka shtuar Menegon.

Avokatja Menegon ka thënë se në këtë çështje nuk ka asnjë viktimë dhe se ZPS-ja nuk ka provuar fajësinë e klientit të saj.

Sipas Menegon, ZPS-ja po kërkon dënim për Thaçin me arsyetimin se duhet t’i mbulojë dhe arsyetojë, sipas saj, masat tejet ndërhyrëse që janë marrë ndaj Thaçit për muaj të tërë.

“Pra, incizimi i fshehtë i të gjitha bisedave të tij dhe bisedave telefonike dhe bisedave jo të privilegjuara, përfshirë me bashkëshorten dhe djalin e tij”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Demiraj shpall te pa vlefshme dëftesën e shkollës fillore…