Çitaku për ish-krerët e UÇK-së: Kanë qenë të lumtur me një copë bukë dhe një plumb për armikun
11 shtator 2026
| 19:41
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një intervistë në Nacionale ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ajo ka thënë se ata ishin të lumtur me një copë bukë dhe një plumb për armikun. Mes tjerash, Çitaku ka folur edhe për rëndësinë e datës 16 shtator.
“Ata kanë qenë të lumtur nëse e kanë pasë një copë bukë eme hëngër, dhe një plumb me e shkrep. Për çdo shqiptar, data e 16 shtatorit është më e rëndësishja në historinë e re të kosovës dhe është e baravlefshme me 17 shkurtit dhe vendimin në GjND. Ta kemi të qartë nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluarën, bëhet fjalë edhe për të tashmën dhe mbi të gjitha për të ardhmen”, ka thënë ajo.



