Hapet konkursi për konvikte dhe mensë, do të përfitojnë rreth 4 mijë studentë
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2026/2027.
Konkursi do të jetë i hapur nga 14 deri më 18 shtator 2026.
Çmimi për studentët do të jetë 35 euro në muaj, prej të cilave 20 euro për banim dhe 15 euro për ushqim.
Studentët që do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve mund ta bëjnë aplikimin përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS-së, në uebfaqen qs.rks-gov.net dhe në profilin zyrtar në Facebook, Qendra e Studentëve-Prishtinë.
“Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4 mijë studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim, si dhe hapësira për studim. Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs”, thuhet në njoftim.



