Ndërpritet seanca konstituive, edhe LDK-ja lëshon sallën, vazhdimi të dielën në orën 10:00

11 shtator 2026 | 15:10

Ka dështuar edhe përpjekja e dytë brenda ditës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi LDK-ja nuk ka pranuar që të kalohet në zgjedhjen e nënkryetarit të saj pa u zgjedhur paraprakisht nënkryetari nga grupi i dytë më i madh parlamentar.

Ndonëse kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka insistuar që të veprohet në këtë mënyrë, LDK-ja nuk ka pranuar.

Deputetët e kësaj partie kanë lëshuar sallën, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aziz Sedat Kryeziu shpall të pavlefshme Diplomën e Masterit i…