Haradinaj: Kurti po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë Republikën e Kosovës

11 shtator 2026 | 14:47

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve.

Haradinaj ka thënë se politikat e qeverisë dhe, siç është shprehur ai, shantazhet ndaj rregullave të demokracisë parlamentare dhe opozitës, dëshmojnë për synimet e këtij grupi politik.

“Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës nuk duhet të përdoret si “laborator eksperimental”, duke e akuzuar Kurtin edhe për shmangie nga marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit.

“Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar lidhur…