Lladrovci: Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari
11 shtator 2026
| 14:34
Me rastin e zhvillimeve rreth konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se ka ardhur koha që Gjykata Kushtetuese të marrë qëndrime meritore ndaj secilit që shkel Kushtetutën, me apo pa qëllim.
Lladrovci ka deklaruar se ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë adresa për masat ndëshkimore ndaj deputetëve që shkelin Kushtetutën.
“Mendimi im është që çdo shkelës i saj meriton dënim maksimal dhe largim nga jeta politike e publike”, ka deklaruar Lladrovci.
“Koha është që Kushtetuesja të marrë qëndrime meritore ndaj secilit që e shkel Kushtetutën, me apo pa qëllim. Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.



