Demaku i PDK-së i drejtohet Kurtit: Je mashtrues, tradhtar (video)

11 shtator 2026 | 14:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, e ka quajtur kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, “mashtrues” dhe “tradhtar”.

Pas votimit të kandidatit të LV-së, Ardian Gola, për nënkryetar të Kuvendit, deputetët e LVV-së nuk e votuan kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku, për të njëjtën pozitë.

Pas mosvotimit të Çitakut, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit.

Gjatë largimit të tyre nga salla, Demaku iu drejtua kryetarit të LV-së, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mashtrim dhe tradhti.

“Je mashtrues, tradhtar…”, dëgjohet duke i thënë Demaku Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se…