Deputetët e LV-së rikthehen në sallën e Kuvendit
11 shtator 2026
| 14:15
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të rikthehen në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.
Seanca është njoftuar se do të vazhdojë sot në orën 14:00, ndërsa PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në të.
Kujtojmë se vazhdimi i seancës konstituive, i paraparë për orën 11:00, u ndërpre pasi kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme.
Deputetët e LV-së nuk e përkrahën kandidaturën e Çitakut, ndërsa PDK-ja kishte votuar paraprakisht kandidatin e LV-së, Ardian Gola, për nënkryetar të Kuvendit.



