Gashi: Tashmë është e qartë, bllokuesja është Vetëvendosje
11 shtator 2026
| 14:27
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku dështoi sërish votimi i kandidatëve për nënkryetarë.
Gashi ka vlerësuar se tashmë është bërë e qartë se kush po e bllokon krijimin e institucioneve të reja.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, se janë përgjegjës për bllokadën institucionale.
“A u kuptua tash kush është bllokuesi? Tashmë është e qartë: bllokuesi është Vetëvendosje”, ka shkruar Gashi.



