Lushtaku: ‘Tërmet i madh politik’ do të ndodhë nëse vendoset padrejtësia në Hagë
11 shtator 2026
| 20:14
Mërgim Lushtaku duke folur në emisionin GAZETA në Kanal 10, për marshin e nesërm për liri, ka theksuar se krerët e UÇK-së, që janë në Hagë përfaqësojnë jo vetëm aspiratën për liri e shtet, por edhe të kaluarën, të tashmen por edhe të ardhmen e historisë tonë të lavdishme.
Prandaj sipas tij, nëse me 16 shtator vendoset padrejtësia në verdiktin final do të jetë një termet politik në Kosovë.
Ai ka deklaruar se nesër është një mundësi e fuqishme me tregu që të gjithë jemi së bashku për mbrotjen luftës dhe historisë tonë të lavdishme.



