Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së të marrin pjesë në seancën e së dielës

11 shtator 2026 | 15:29

Deputetja e Vetëvendosjes , Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që të dielën të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Nagavci ka bërë thirrje veçanërisht ndaj LDK-së që të marrë pjesë në votimin e kandidatit të saj për nënkryetar të Kuvendit.

“Edhe një herë shfrytëzojmë këtë mundësi që të bëjmë thirrje që ditën e diel, në orën 10:00, ashtu siç e ftoi vazhdimin e seancës kryetarja e Kuvendit, të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre, gjegjësisht LDK-ja të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar”, ka deklaruar Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas dështimit…